Kjaer qëndron kuqezi!

0
Gjigandi

Lajmi ishte në ajër që prej ditës së djeshme, por tani zyrtarizimi ka mbërritur edhe në faqen zyrtare të Milanit: Simon Kjaer blihet përfundimisht nga klubi kuqezi për shifrën 3.5 milionë euro nga Sevilla. Mbrojtësi 31-vjeçar danez do të vazhdojë të veshë fanelën e “Djallit” edhe për sezonet në vijim.

“AC Milan njofton se ka ushtruar opsionin për blerjen përfundimtare të shërbimeve sportive të Simon Kjaer nga Sevilla FC. Futbollisti danez ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2022”.

Ish-mbrojtësi i Palermo, Wolfsburg dhe Roma ka luajtur këtë sezon 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke mos harruar që u transferua në Itali në muajin janar pas aventurës së tij të shkurtër te Atalanta ku nuk pati hapësira.

Konfirmimi i këtij operacioni ka ardhur sidomos nga Rangnick, profesori gjerman që do të vijë në drejtimin e Milanit. Edhe pse me një moshë të madhe, eksperienca dhe lidershipi i kapitenit të Danimarkës do të shërbejë për më të rinjtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu