Liverpool nuk heqë dorë nga Werner

0
Gjigandi

Timo Werner është një nga emrat më të kërkuar gjatë këtyre muajve, ndërsa mundësitë janë të mëdha që ai të ndërrojë klub gjatë merkatos së verës.

Sipas The Express, Liverpooli akoma nuk ka hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e klubit gjerman, RB Leipzig.

Është raportuar se Chelsea është në situatë të avancuar për të siguruar shërbimet e yllit të Bundesligas, por Redsat nuk do të tërhiqen deri në fund.

Blutë janë shprehur të gatshëm që ta paguajnë klauzolën në kontratën e Werner, prandaj mediat kanë raportuar se e ardhmja e sulmuesit do të jetë në Stamford Bridge.

Mirëpo, skuadra e Jurgen Klopp planifikon të bëjë ofertë për 24-vjeçarin, e cila mund t’i konkurrojë Chelseat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu