I ulur në karrige, Joshua shfaq fuqinë e frikshme të grushteve

0
Gjigandi

Anthony Joshua i ka lënë të mahnitur tifozët e boksit, pasi e shfaqi fuqinë e grushteve të tij përderisa qëndronte i ulur në një seancë stërvitore të xhiruar së fundi, para meçit të tij kundër Kubrat Pulev.

30-vjeçari Joshua do të luftojë kundër Pulev më vonë këtë vit për t’i mbrojtur titujt e vet të kampionit, pasi që data origjinale e këtij meçi ishte shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit.

AJ duket në formë të mirë, përderisa e ka mahnitur komunitetin e boksit duke e shfaqur fuqinë e grushteve të tij përderisa qëndronte i ulur. Vetë ylli britanik e shpërndau këtë video në rrjetet e tij sociale.Promoteri i tij, Eddie Hearn, ka thënë se meçi Joshua – Pulev do të zhvillohet në një vend më të pazakontë, përderisa mediumet angleze kanë raportuar se ky vend do të jetë Kroacia. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu