Liverpool ka frikë, Mane mund të largohet

0
Gjigandi

Sadio Mane ka ngjallur frikë te Liverpool se mund të largohet gjatë kësaj vere.

Ylli i Senegalit që vlen mbi 100 milionë euro, ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të nënshkruajë marrëveshjen e re të ofruar nga Liverpool që nëntë muaj më parë.

Kjo ka bërë që trajneri i Liverpoolit të jetë në “ankth” me situatën e sulmuesit të tij, raportojnë mediet në Angli.

Real Madrid dhe PSG janë skuadrat e interesuara për Manen, që pas kalimit te Liverpool në vitin 2016, është shndërruar në mesin e sulmuesve më emocionues në futboll.

E vetmja mundësi që Liverpool të pajtohet lehtë me largimin e tij, do të ishte një marrëveshje shkëmbimi me PSG, që do të bënte që Kylian Mbappe të transferohej në ‘Anfield Road’.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu