Liverpool ka befasuar Virgil van Dijk me vendimin për të ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës.
Sipas De Telegraaf, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë ndalur diskutimet për marrëveshjen e re.
Të Kuqtë e kanë marrë këtë vendim pasi financat e klubit kanë marrë një goditje të fortë nga ndërprerja e përkohshme e kampionatit për shkak të coronavirus-it.
Kërkesat e bëra nga Van Dijk nuk mund të plotësohen nga klubi dhe palët i kanë ndërprerë kontaktet për momentin.
PSG po e ndjek me interes këtë situatë dhe është gati t’i ofrojë holandezit një kontratë me 300 mijë euro në javë, nëse lojtari do të kërkojë të largohet nga Liverpool-i këtë verë.