Liverpool është vënë në gjurmët e mbrojtësit të Inter-it, Milan Skriniar.
Sipas Gazzetta dello Sport, Të Kuqtë i janë bashkuar Manchester United dhe Manchester City-t, gjithashtu të interesuara për 25-vjeçarin e zikaltërve.
Sllovaku mban fanellën me numrin 37 tek Inter-i, në shenjë respekti për idhullin e tij, ish-lojtarin e Të Kuqve Martin Skrtel, por kjo nuk do ta ndihmojë Liverpool-in të sigurojë shërbimet e Skriniar.
Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2023 me milanezët dhe një vlerë 50 milionë euro në merkato.