Lampard, pas fitores: E dinim se duhet ta shfrytëzojmë gabimin e Unitedit

0
Gjigandi

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se skuadra e tij e dinte se duhej ta shfrytëzonte gabimin e Manchester Unitedit në ndeshjen e fundit, tani që gara për top katërshe të Premierligës është bërë e zjarrtë.

Të Kaltrit e mposhtën Norwichin, që ka rënë nga liga për sezonin tjetër, me rezultat 1:0 në Stamford Bridge të martën. Përkundër që paraqitje e djemve të Lampard s’ishte bindëse, ajo mjaftoi që Chelsea të mbetet në pozitën e tretë, katër pikë para Leicester Cityt dhe Man Unitedit – që s’e kanë zhvilluar ende ndeshjen e kësaj xhiroje.

Pasi që Djajtë e  Kuq i humbën dy pikë të dielën në barazimin 2:2 kundër Bournemouthi shkaku i një goli të pranuar në momentet e fundit të ndeshjes, Lampard tha se lojtarët e dinin se ndeshja kundër Norëixhi ishte një mundësi e mirë për ta përforcuar pozitën në top katërshe.

“Unë në fakt nuk fola me ta për detyrën për ta shfrytëzuar gabimin e tyre [Unitedit] sepse mendoj se e kam përmendur këtë më parë. Ne të gjithë e pamë ndeshjen, por unë nuk mendoj se u desh t’ia thosha atë sot”, ka thënë Lampard.

“Ne e dimë se kur skuadra e ka një moment të tillë, atëherë ti duhet ta shfrytëzosh atë mundësi. Ne kishim dështuar ta bëjmë këtë herave të tjera”.

RonaTyra

“E gjitha që doja ta bëja është të sigurohesha që sot do ta bënim punën tonë. Ne po luanim kundër një skuadre që tashmë ka rënë nga liga. Me të gjithë respektin, këtu në shtëpi ne duhej ta bënim punën tonë dhe t’i merrnim tre pikë dhe e bëmë pikërisht këtë”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu