Liga e përbashkët e pingpongut Kosovë – Shqipëri, Kosova më e suksesshme

0
Liga e përbashkët e pingpongut Kosovë – Shqipëri, Kosova më e suksesshme
Gjigandi

Në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës për dy ditë rresht po zhvillohet sezoni  pranveror i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri për seniorë e seniore me pjesëmarrjen e tetë ekipeve më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë (katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria).

Para fillimit tën garave, u mbajt ceremonia hapëse. Fillimisht u intonuan himnet kombëtare të të dyja shteteve. Më pastaj sekretari i FPPSH-së, Tonin Binosha dhe kryetari i FPPK-së, Jeton Beqiri përshëndetën ekipet pjesëmarrëse dhe u dëshiruan mirëseardhje dhe suksese në këtë rang garash.

Ndërkohë potencuan rëndësinë e kësaj Ligë, e cila organizohet jo vetëm për integrimin e pingpongut për pingpongistët e të dyja vendeve, por edhe për cilësinë e këtij sporti dhe të vetë sportistëve. Më pastaj garat i shpallën të hapura.

Ndeshjet u mbajtën në shtatë tavolina dhe në të dyja konkurrencat.

RonaTyra

Në ditën e parë pamë duele tejet interesante dhe mjaft të forta. Në konkurrencën e meshkujve Lidhja e Prizrenit dhe Liria fituan bindshëm, kurse tek femrat u dalluan ekipi i Teutës nga Durrësi dhe Drita e Gjilanit.

Vlen të veçohet ballafaqimi i Kledi Kavajës nga Tirana dhe Blendi Hajdarit të Lidhjes së Prizrenit. Ky i fundit, edhe pse ishte në disavantazh (0:2) në fund triumfoi me rrzultat 3:2.

Nesër zhvillohen duelet përmbyllëse të edicionit të parë të kësaj Lige unike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu