Chelsea humb garën me Ajaxin, braziliani i talentuar përfundon në Holandë!

0
Gjigandi

Chelsea ka humbur garën me Ajaxin për të marrë në Stamford Bridge djaloshin Antony. Sulmuesi i krahut kishte fituar vëmendjen e londinezëve dhe holandezëve, por në fund ka zgjedhur t’i bashkohet “harkëtarëve” duke ditur se do të ketë më shumë hapësira në Holandë.

Sao Paolo ka rënë dakord për një shifër prej 14 milionë eurosh me Ajaxin që mund të shkojë dhe në 17 milionë euro në varësi të paraqitjeve të futbollistit të ri. 20-vjeçari shihet si një djalë me shumë të ardhme.

Chelsea dhe Ajaxi nuk ishin të vetmit që ishin të interesuar për futbollistin, pasi The Sun shkruan se Borussia Dortmund po e ndiqte prej kohësh. Mosha e Antony është e re dhe pritet vetëm nëse do të arrijë të impresionojë dhe në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu