Në SHFMU ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj u mbajt turneu ekipor Kupa e Kosovës në pingpong për junior U17, për meshkuj dhe femra.
Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy ekipet nga Ferizaji ‘Ahmet Hoxha MK’ dhe ‘Gani Maloku’ që përfundoi me rezultat 3 me 0 për ‘Ahmet Hoxha MK’, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u takuan ‘Peja” dhe ‘Prishtina’ që ishte ndeshje e balancuar e që në fund arriti të fitoj ‘Prishtina’ me rezultat të ngushtë 3 me 2.
Në finale u takuan ‘Ahmet Hoxha MK’ dhe ‘Prishtina’ ku u zhvillua ndeshje shumë e barazpeshuar por në fund arriti të triumfojë ‘Ahmet Hoxha MK’ me rezultat 3-2 dhe për tu shpallur kampion të Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave për vitin 2022.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan favoritët ‘Lidhja e Prizrenit’ të cilët mposhtën ekipin ‘Gani Maloku’ me rezulat 3 me 1, kurse në gjysmëfinalen e dytë ‘Ahmet Hoxha’ mposhtën ‘Lidhja e Prizrenit II’ me rezultat 3 me 0.
Në finale favoritët ‘Lidhja e Prizrenit’ nuk lejuan befasi dhe arritën te mposhtin ‘Ahmet Hoxha’ me rezultat 3 me 1 dhe kështu arritën ta mbrojnë titullin e kampionit të Kupës së Kosovës për junior U17 për të gjashtën herë me radhë.
Kampionët
Kategoria e femrave
Kpp Ahmet Hoxha MK (Ferizaj)
Ajola Behluli
Elsa Behluli
Elsa Hajrullahu
Maxhire Sojeva
Ardian Lamaxhema (trajner)
Kategoria e meshkujve
Kpp Lidhja e Prizrenit (Prizren)
Blend Hajdari
Eren Kaqaniku
Eron Karabaxhaku
Rron Kolloni
Dardan Imami (trajner)