Lëvizte me armë zjarri e thikë me vete, arrestohet nga policia 32-vjeçari

0
Lëvizte me armë zjarri e thikë me vete, arrestohet nga policia 32-vjeçari
Gjigandi

Një 32-vjeçar u vu në pranga nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri e thikë me vete.

“Në operacionin “Weekend” u bë kapja në flagrancë e shtetasit Behar Lurdhi, 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftara

k”, bënë me dije uniformat blu.

Njoftimi nga Policia Tiranë

RonaTyra

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Abdi Toptani”, me një automjet tip “Benz”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu