Në Los Angeles u mbajt të martën mbrëma ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Aëards 2022” dhe Dua Lipa doli me çmimin më të madh të natës.
Kënga hit “Levitating” e artistes shqiptare me famë botërore fitoi çmimin “Kënga e Vitit”.
Ceremonia vjetore u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles dhe ndërsa ylli 26-vjeçar i popit mori nderin më të madh të natës, Olivia Rodrigo, Foo Fighters dhe Silk Sonic ishin mes tyre artistët më të vlerësuar.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë 26-vjeçarja ka arritur suksesin e madh me po të njëjtin projekt e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.
Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, ndërkohë është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Dua aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, i cili nisi me koncertet e para në Amerikë, për të vazhduar gjatë vitit edhe në pjesë tjera të botës.
Ndërkohë, projekti i fundit i artistes shqiptare është bashkëpunimi me Megan Three Stallion “Sweetest Pie”.
/abc24.al/