Leona Lewis është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Dennis Jauch.
Burimet kanë zbuluar se krijuesja e hitit “Bleeding Love” e cili u martua me drejtorin kreativ në vitin 2019 – pritet të lind më vonë këtë vit.
Dhe ajo pritet të shpallë publikisht shtatzëninë e saj në fund të këtij muaji.
Foto: Getty Images
“Leona dhe Dennis janë absolutisht mbi hënën. Ata e kanë kaluar momentin historik 12-javor dhe i kanë thënë familjes dhe miqve të tyre në fillim të vitit “, tha një burim.
“Ata mezi presin të mirëpresin ardhjen e fëmijës dhe të bëhen një familje prej tre anëtarësh”, tha tutje ky burim, shkruan
Leona – e cila fitoi famë kur fitoi X Factor në vitin 2006 forcoi karrierën e saj muzikore pas debutimit “Spirit” që u bë një nga albumet më të shitur në historinë e top-listave.
Foto: Getty Images
Ajo ka shitur më shumë se 35 milionë disqe në mbarë botën, me pesë albume të suksesshme dhe nominime për shtatë “Brit Awards” dhe tre “Grammy Awards”.
Ajo u takua për herë të parë me dashurinë afatgjatë, Dennis, kur ai punoi si balerin në turneun e saj “Labyrinth” të vitit 2010, dhe ata filluan të takoheshin menjëherë pas kësaj.
Në nëntor 2018, Leona konfirmoi se ata ishin fejuar pasi u fotografuan duke mbajtur një unazë diamanti gjatë pushimeve, duke shkruar në një postim në Instagram: “Mezi pres të jem gruaja jote”.
Dyshja u martuan në një ceremoni luksoze në pronën e Sting të shekullit të 16-të në Toskanë një vit më vonë.
Foto: Getty
Dhe në vitin 2020, Leona foli për planet e çiftit për të pasur një familje, duke zbuluar se ata do të konsideronin adoptimin e një fëmije.
“Unë dua fëmijë, por Denis dhe unë kemi folur edhe për birësimin. Mamaja ime u rrit në një shtëpi fëmijësh. Askush nuk e ka adoptuar si fëmijë dhe unë do të doja shumë ta birësoja. Por unë jam ende duke i kuptuar gjërat.
Nëse do të ishte në dorën e burrit tim, ne do të kishim fëmijë dje”, Kishte deklaruar Leona në një intervistë atë kohë.
/abc24.al/