Lëndohet Messi, ja gjendja e tij

0
Gjigandi

Ylli argjentinas Lionel Messi kishte pësuar një lëndim ditën e martë, duke u raportuar se mund të humbas ndeshjen e parë pas rifillimit të La Ligas kundër Mallorca.

Skuadra e Barcelonës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Messi ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.

Por është duke u stërvitur në mënyrë specifike.

Nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorca, por mediet në Spanjë kanë raportuar se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të rikuperohet me kohë.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në La Liga, me 19 gola të shënuara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu