Home Sport Lejimi i pozicionit jashtë loje solli 10 % më shumë gola. Në Itali u testua rregulli i ri!

Lejimi i pozicionit jashtë loje solli 10 % më shumë gola. Në Itali u testua rregulli i ri!

0
Lejimi i pozicionit jashtë loje solli 10 % më shumë gola. Në Itali u testua rregulli i ri!

Itali- Bota e futbollit është gjithnjë në ndryshim.

Një rregull i ri i pozicionit jashtë loje i testuar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) në të kaluarën ka ndikuar në rritjen e numrit të golave me gati 10%.

Disa muaj më parë, kreu i zhvillimit të futbollit të FIFA-s, Arsene Wenger propozoi testimin e një rregulli potencialisht të ri jashtë loje, i cili u bë në kampionatin italian të të rinjve gjatë muajve prill dhe maj. Rregulli është që një sulmues nuk do të jetë në pozicion jashtë loje për sa kohë që çdo pjesë e trupit me të cilën ai mund të kap topin është në linjë me mbrojtësin e ekipit kundërshtar.

Sipas këtij rregulli, një lojtar do të ishte jashtë loje vetëm nëse ka një hapësirë të ndarë vizualisht midis tij dhe mbrojtësit. Sipas rezultateve të para, në kampionatin Primavera të Italisë (U-18) ka pasur një rritje prej 9.8 % të golave për ndeshje.

Në 23 javët e para, sipas rregullave të zakonshme të pozicionit jashtë loje, u shënuan 632 gola në 177 ndeshje (3.57 gola për ndeshje), dhe me rregullat e reja u shënuan 247 gola në 63 ndeshje (3.92 gola për lojë).

Mesatarisht në çdo tre ndeshje është parë një gol më shumë se më parë, ndaj sulmuesve u ka pëlqyer ky rregull i ri, ndërsa mbrojtësit nuk ndajnë të njëjtin mendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here