Legjenda e Romës, Totti: Familja më kërkoi ta zgjedhja Lazion

0
Gjigandi

Francesco Totti ka zbuluar se ishte buzë largimit nga Roma në vitin 2003 dhe se familja e vet kishte dashur që ai t’i bashkohej Lazios në fillim të karrierës.

Legjenda e Romës u pensionua nga futbolli si njeri i vetëm një klubi pas sezonit 2016/17, pasi i kishte shënuar 307 gola në 785 ndeshje gjatë karrierës së vet në kryeqytetin italian.

Duke folur për fillimin e karrierës, 43-vjeçari kujton kohën kur për pak sa nuk e kishte zgjedhur rivalin lokal, Lazion.

“Nëna ime ishte tifoze e Lazios për shkak të gjyshes sime. Unë po luaja për Lodigiani dhe vëllai im Riccardo më thirri mua dhe prindërit e mi për të folur për dy opsionet e mia. Unë nuk kisha dyshime, babi im dhe vëllai im e përkrahnin Romën”, zbuloi Totti për revistën spanjolle Liberto.

“Unë e zgjodha Romën, por familja ime do të donte ta kisha zgjedhur Lazion, sepse do të më kishin paguar. Fatmirësisht, unë e mora vendimin e duhur”, shtoi ai.

RonaTyra

Por, Totti tregon se si më 2003 ishte shumë pranë kalimit në Real Madrid.

“Më 2003, e kisha vetëm edhe një vjet në kontratë dhe kisha probleme me presidentin për disa arsye, jo të miat. Real Madridi ma ofroi një shumë të lartë për t’iu bashkuar, rreth 20 apo 25 milionë euro, plus shuma para Romës. 80 për qind isha i sigurt se do të largohesha, sepse s’po kaloja momentet më të mira në Romë”, tregoi ai.

“Ma ofruan numrin 10, sepse Figon po e shisnin në Inter. Do të fitoja më së shumti pas Raulit, kapitenit. Mendova gjatë për këtë ofertë. Ilary (para se të martoheshim) më tha se do ta linte punën për të shkuar me mua në Madrid”, shtoi ai.

“Në fund presidenti Franco Sensi foli me mua dhe sqaruam gjithçka dhe unë qëndrova. Vendimi erdhi nga zemra, ku familja, miqtë dhe Roma kanë shumë rëndësi”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu