Të shkruash për legjendën e futbollit, Faruk Domi, edhe 100 faqe janë pak! Faruk Domi ka një karrierë të bujshme të futbollit dhe në përgjithësi sportive.
Është njeriu i sakrificave në kohën e Gjeneratës së Republikës.
Faruk Domi i takon Gjeneratës së Republikës.
Si futbollisti ka luajtur në klube me renome, Vëllaznimi nga Gjakova, Trepça nga Mitrovica, Prishtina etj.
Ai është prej me të merituarve si futbollist i asaj kohe që Prishtina në vitin 1983 u ngritë në ligën e parë ish jugosllave.
Domi ka luajtur me sukses me Prishtinën e kapitenit Fadil Vokrri edhe në ligën e parë ish jugosllave.
Është një personalitet që se ka shoqin në vendin tonë.
Domi me shumë shokë kontribuoi në pavarësimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi nga ai ish jugosllav dhe i Serbisë.
Ai ishte halë në sy për pushtuesin serb, por kurrë nuk u ndal duke dhënë kontribut për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës në vitin 1991-1999.
Domi ka qenë pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, që atëkohë ishte e udhëhequr nga kryetari tashme i ndjeri z. Rexhep Abdullahu, nga viti 1994-2000, e i ndjeri e ka kishte udhëhequr me plotë sukses e sakrifica nëpër fusha të improvizuara në futbollin e Republikës së Kosovës. Faruk Domi i ka takuar kësaj garniture heroike sportive me 10 anëtarët tjerë, të cilët janë të mirënjohur.
Familja Domi është familje sportistësh, futbollistësh, që i dhanë shumë Kosovës.
Qyteti i Gjakovës dhe Kosova identifikohet me familjen Domi në futboll dhe në sport, janë krenari e mbarë kombit shqiptar.