Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama ku ndër të tjera thotë se rotacioni politik është i pashmangshëm.
Në postimin e tij Maliqi shkruan se Rama ka mbetur vetëm pasi gris çdo marrëveshje dhe nuk pyet as për ndërkombëtarët.
Postimi i Maliqit:
Mao i Surelit, i terbuar nga humbja, i friksuar nga drejtesia, i semure nga mbidoza, i ngopur nga korrupsioni dhe babezia e pushtetit, i mbetur ne panik e ankth per te ardhmen drejt ferrit ose 313-es, ka mbetur i vetem kunder te gjitheve…
Mao i Surrelit kunder BE, SHBA dhe interesave te Shqiptareve. Interesi i tij personal eshte mbi gjithçka. Per pushtetin e tij Mao ben cdo marrveshje, madje i ka dhene provat edhe me djallin, krimin, drogen etj. Ai gris cdo marreveshje legjitime dhe s’pyet as per nderkombtaret, as per ligj, as per Kushtetute.
Aleatet e tij jane tradhetia, mashtrimi, krimi, pabesia, mosmirenjohja…Mao i Surrelit po i frikson shqiptaret me koronavirusin duke i lene pa mbrojtje dhe duke menduar se ata do te harrojne dhe sdo te merren me Ramavirusin, por shqiptaret e kane te qarte se Ramavirusi eshte me i rrezikshem se koronavirusi.
Une me shoket e mi jemi ne koalicion me SHBA dhe BE, kurse gomari ka mbetur vetem me samarin..I bej thirrje samarit te distancohet nga gomari i rraskapitur se dhe po doli nga pusi do te ngordh nga tromboza, pasi nuk i qarkullon gjaku ne tru…Rotacioni politik i pashmangshem, ndryshimi do ndodh, integrimi i vendit ne BE i sigurt.
Burimi: top-channel.tv