Rama në panik: Presidenti i Republikës “minë e programuar’’

0
Gjigandi

Ashtu si tha kohë më parë presidenti Ilir Meta e mbajti manifestin e thirrur. Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi edhe shpërndarjen e Parlamentit.

Pas kësaj nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Edi Rama. Sipas asaj që tha ai firmosja e mundshme e këtij dekreti, nuk është lajm për të.

Më tej Rama ka vazhduar:

Shkojmë në Bruksel dhe marrim mbështetje duke siguruar financimet për rindërtimit dhe duke krijuar një bazë për një hov ekonomik. Po atë ditë presidenti del dhe shpërthen para jush si një minë e programuar pikërisht për të bërë atë gjë dhe atë ditë.  Sot në Bruksel del një raport që duhet ta gëzonte, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë para të gjithëve është për të qarë pavarësisht që unë qesh.S’ka asgjë të re. Është e pritur për mua dhe jo befasuese. E kam thënë kohë më parë, Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete për të shpërndarë parlamentin.

Në tubimin e thirrur prej Metës ishin edhe të rinjtë dhe një sërë figura të njohur të skenës dhe artit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu