Sërish aksidente fatale në punë/ Bie nga ndërtesa, ndërron jetë 59-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se viktima ishte duke punuar në lagjen ‘Gjergj Legisi’ ku ra nga lartësia duke gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Burimi: Priza.al/
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu