Braçe në Laç që në mëngjes, thotë lutjet e tij në të martën e shenjtë të 13: Jepi forcë e fuqi…

0
Gjigandi

Mëngjesi i sotëm i të martës e ka gjetur duke u lutur në Laç zëvendëskryeministrin Erion Braçe.

Braçe ka shfrytëzuar pikërisht ditën e sotme, të martën e fundit të shenjtë, atë të 13, para mbylljes së pelegrinazhit më 12 qershor, për të thënë lutjet e tij, që nuk ka ngurruar t’i ndajë dhe në rrjetet sociale.
“Ne ditet me te veshtira qe ky vend ka kaluar ndonjehere-prej vjeshtes se shkuar e sot,VLEN ME SHUME SE CDO GJE TJETER! Jepi force, fuqi te mos ndjejne lodhjen raskapitese e te mos ndalen duke u kujdesur per jeten e cdo njeriu te zakonshem, te semure e pa ndihme, sigurine e tij e te familjes,punen jetike per vete e per kete vend!”,shkruan Braçe .
Statusi i Braçes
Ati i Shenjte,
Ati yne;
Faleminderit per gjithcka!;
Faleminderit qe kujdesesh per kete vend,
per njerezit e tij te mire e te vuajtur,
per te semuret, femijet e te moshuarit;
Faleminderit qe kujdesesh
per te gjithe sherbyesit publike,
mjeket, infermieret, farmacistet, sanitaret-se pari;
Policet, zjarrefikesit, ushtaraket;
Bujqit qe se ndalen kurre punen per te prodhuar ushqimin e perditshem per gjithkend ne nevoje;
Punetoret kudo- puna e tyre si sherbim ndaj gjithkujt, puna e tyre si kujdes mjekesor e social, puna e tyre si siguri per jeten, shendetin, pronen, si ndertim,
ne ditet me te veshtira qe ky vend ka kaluar ndonjehere-prej vjeshtes se shkuar e sot,
VLEN ME SHUME SE CDO GJE TJETER!
Jepi force, fuqi te mos ndjejne lodhjen raskapitese e te mos ndalen duke u kujdesur per jeten e cdo njeriu te zakonshem, te semure e pa ndihme,
sigurine e tij e te familjes,
punen jetike per vete e per kete vend!
Keshtu,
bej njeri me te mire, te perulur, te drejte, te barabarte, me te vendosur e sherbyes secilin nder ne!
Nje shoqeri e mire, etike, ditet me te mira per gjithkend, nuk vijne rastesisht,
por vijne prej vlerave dhe punes se perditshme!
Duhet ti bejme, duhet ti kemi!

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu