Siç po qëndrojnë gjërat në Serie A, kampionati i futbollit do të rikthehet më 13 ose 20 qershor, pasi protokollet shëndetësore për stërvitje në grup janë aporvuar këtë javë.
Sigurisht që ndehjet do të luhen pa tifozë, por kjo nuk do të thotë që tribunat do të jenë boshe. Te Lazio, ata kanë gjetur një ide interesante. Ata do të mbushin stadiumin me fotografi të tifozëve.
“Ne po mendonim se si mund t’ju japim tifozëve një mundësi për të qenë në stadium kur të vazhdojnë ndeshjet”, ka deklaruar zyrtari i Lazios, Stefano de Martino.
“Mund t’ju them se ne po punojmë në atë drejtim dhe në javën e ardhshme skema do të jetë funksionale. Ata që duan të na mbështesin nga stadiumi mund të na dërgojnë fotografitë e tyre, dhe ne do t’i vendosim në karrige”.
Serie A është pezulluar më 9 mars, dhe Lazio renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Juventus.