Lionel Messi nuk do të ketë asnjë problem për të nënshkruar vazhdimin e kontratës me Barcelonën, sipas ish-presidentit Joan Laporta.
E ardhmja e Messit në ‘Camp Nou’ vazhdon të jetë pikë bisedimi, me argjentinasin që ka kontratë deri në vitin 2021.
Messi mund të lërë gjigantët e La Ligas falas në fund të çdo sezoni, duke shkaktuar edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij.
“Messi nuk do ta ketë problem ta rinovojë kontratën e tij”, ka deklaruar Laporta.
Laporta po synon që të rikthehet në krye të Barcelonës në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimi i tij do të jetë edhe transferimi i Neymar.