Chelsea ka vijuar stërvitjen për t’u rikthyer në kampionat. Blutë e Londrës kanë mirëpritur në seancën e sotme dhe mesfushorin N’Golo Kante. Kampioni i botës nuk stërvitej me klubin që prej kohës së COVID-19 sepse kishte frikë.
Drejtuesit e mirëkuptuan dhe e lejuan të qëndronte në shtëpi. Futbollisti është rikthyer sot dhe dukej mjaft i gëzuar në seancën stërvitore. Ai është gati për trajnerin Frank Lampard.
Kante ishte rikthyer në modën e tij të preferuar. Ai u shfaq me një kokë krejtësisht të qethur, ndryshe nga modeli i karantinës që e pamë me flokë të dala. Kante mbetet një nga futbollistët më të mirë të Chelseas.
N’Golo Kante is back training with his Chelsea teammates 🙌 pic.twitter.com/Lj0wQLDg94
— B/R Football (@brfootball) June 9, 2020