Nuk ka marrëveshje

0
Gjigandi

Në takimin e Premier Ligës ditën e enjte është vendosur për të lejuar 5 zëvendësime në 92 ndeshjet e mbetura të Premier Ligës, të cilat do të nisin të luhen prej 17 qershorit. Njëzet klubet e elitës së futbollit anglez u takuan një ditë më parë për të vendosur në lidhje me masat që do të merren për të mbyllur sezonin 2019-’20, i ndërprerë prej pandemisë së Koronavirusit në mesin e muajit mars.

Në takim, u vendos që për pjesën e mbetur të sezonit, numri i zëvendësimeve të rritet nga 3 në 5, në mënyrë për të ulur ngarkesën fizike nga futbollistët, të cilët janë ende larg formës më të mirë fizike dhe rrezikojnë dëmtime. Vota ishte 16-4, me Aston Vilën, Shefilld Junajtidin, Bornmëthin dhe Uest Hemin që votuan kundër këtij ndryshimi. Ato miratuan gjithashtu edhe rritjen e numrit të lojtarëve në stol nga 7, në 9, një propozim i bërë nga klubi i Çelsit.

PA MARRËVESHJE – Por një nga pikat e tjera të diskutuara, e cila nuk solli një marrëveshje të klubeve, ishte edhe se çfarë pritet të ndodhë në rast se sezoni do të ndërpritet për herë të dytë në rast se një rikthimi të vrullit të epidemisë. Anglia ka diskutuar dhënien e verdikteve sipas algoritmit, por një gjë e tillë duhet të votohet nga klubet.

“DailyMail” ka zbuluar edhe oraret e mundshme të ndeshjeve të mbetura. Kështu, derbi i shumëpritur që mund të vendosë titullin mes Evertonit dhe Liverpulit pritet të luhet në orën 20:00 më 21 qershor, ashtu si ndeshja e tyre e radhës, kundër Palasit ditën e mërkurë, që sërish pritet të nisë në mbrëmje, në orën 21:15. Dueli direkt mes Sitit dhe Liverpulit në datë 2 korrik është planifikuar gjithashtu për orën 21:15.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu