Lajmi i fundit: Shtyhet kjo mbledhje e rëndësishme e UEFA-s

0
Gjigandi

UEFA ka shtyrë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të paraparë për 27 maj, për shkak të disa çështjeve të hapura lidhur me vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit të vitit tjetër.

Përmes një komunikate UEFA ka njoftuar se mbledhja do të mbahet më 17 qershor.

Euro 2020 është dashur të mbahet në 12 qytete përgjatë kontinentit. Ngjarja është shtyrë për vitin tjetër pas paraqitjes së koronavirusit.

UEFA ka thënë se ndryshimi i terminit është bërë pasi ekzistojnë disa çështje lidhur me numrin e vogël të propozimeve për Evropianin e riaranzhuar.

Në fundjavë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka lënë të kuptohet se numri i qyteteve organizatore mund të reduktohet.

RonaTyra

“Ne kemi pasur bisedime me nëntë qytete dhe çdo gjë është në vend”, ka thënë Çeferin.

“Me tri qytete i kemi disa çështje. Kështu që do të vazhdojmë diskutimet. Në princip ne qëndrojmë prapa vendimit për 12 qytete, por nëse nuk është e mundur ne jemi të gatshëm për të vazhduar me dhjetë, nëntë apo tetë qytete”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu