Ish-mjekja e Chelseat, Eva Carneiro ka tërhequr vërejtjen se “duhet vetëm një rast për të shkatërruar çdo gjë’, ndërkohë që po bëhen përpjekje për kthim të futbollit pas krizës së shkaktuar nga Covid – 19.
Premier League do të shqyrtojë sot ide për të përfunduar edicionin 20192020.
Carneiro, që ka punuar në ekipin mjekësor të Chelseat për gjashtë vjet, ka tërhequr vërejtjen lidhur me kthimin e ndeshjeve, duke lënë të kuptohet se ndeshjet mund të ndikojnë në përhapjen e Covid – 19.
“Duhet të jetë një përpjekje e gjerë. Është më e madhe se çdo individ, çdo etnitet i vetëm, çdo ekip, trajner apo lojtar”, ka thënë ajo për BBC.
“Duhet vetëm një rast për të shkatërruar çdo gjë dhe për të vënë shumë njerëz në rrezik. Diçka duhet të ndryshojë dhe potencialisht mund të ndryshojë për të mirë, për të gjithë ne. Është në interesin e të gjithëve që të ndryshojmë këtë”.