Lajm i keq për Maqedoninë para sfidës me Kosovën

0
Gjigandi

Maqedonia e Veriut ka marrë një lajm të keq, para ndeshjes kundër Kosovës në kuadër të play-offit për ‘Euro 2020’, përkundër se ndeshja është disa muaj larg.

Për ndeshjen në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që i takon gjysmëfinales së playoffit për “Euro 2020”, ende nuk ka ndonjë termin zyrtar.

Me shumë mundësi ndeshja do të luhet në tetor, ndërsa gjasat janë të mëdha që deri atëherë kapiteni Goran Pandev t’i japë fund karrierës.

Ai është pjesë e Genoas në Serie A, që do të luftojë për mbetje në elitë nëse vazhdon edicioni.

“Unë ende e kam ndërmend të shpëtoj Genoan dhe më pas të ndalem. Tani shpresoj që kjo situatë do të përfundojë dhe më pas do të shohim. Unë do të doja të përshëndes njerëzit e Genoas në një stadium të mbushur. Kam dhënë çdo gjë për këtë fanellë”, ka thënë Pandev për Corriere dello Sport.

RonaTyra

Më herët Pandev kishte thënë se mund të shtyjë pensionimin për një vit që të realizoj ëndrrën për të luajtur me Maqedoninë e Veriut në një turne të madh. Maqedonia e Veriut ende nuk është kualifikuar në ndonjë ngjarje të madhe, por Kosova synon ta lë jashtë Evropianit të shtyrë për vitin tjetër.

Fituesi i ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luajë në finale të playoffit me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë, për biletën e Evropianit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu