La qelinë pas 2 vitesh/ Shfaqet për herë të parë ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ja çfarë tha mediat

0
115
Gjigandi

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është shfaqur për herë të parë në publik pas daljes nga burgu.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.

Sakaq vetë ajo nuk ka pranuar të japë komente për mediat.

“Nuk kam asnjë koment, ju lutem!”, dëgjohet teksa thotë ish-gjyqtarja.

Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite burg për korrupsion, por fitoi dënim të shkurtuar me 2 vite.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu