Në qytetin e Elbasanit ditën e sotme është qëlluar për vdekje një 39-vjecar i dentifikuar si Emiliano Ramazani .
Sipas burimeve, Ramazani ishte baba i katër vajzave, të cilat pasditen e sotme kanë ngelur jetime.
Viktima nuk është një person i panjohur nga policia e Shtetit, pasi vite më para është arrestuar dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike.
Mjeti me të cilin udhëtonin autorët e vrasjes është gjetur i shkrumbuar nga zjarri. brenda tij është gjetur dhe një kallash i cili dyshohet se është përdorur për krimin e rëndë. Sipas policisë ngjarja e sotme mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.