Deputeti i PD, Edi Paloka thotë se kryedemokrati Lulzim Basha ka vetëm një mundësi sot, t’ju hapë rrugën demokratëve për bashkim.
Sipas Palokës, bashkimi bëhet vetëm mbi bazën e votës së lirë.
“L.B ka vetem nje mundesi sot; t’ju hape rrugen demokrateve per bashkim pa vazhduar te behet pengese me lojrat dhe hilet e tij alla Rama. Bashkimi behet vetem mbi bazen e votes se lire.
Te votohemi te gjithe , nga i pari tek i fundit dhe demokratet me voten e tyre te percaktojne vendin e gjithesecilit. Gjithe perdredhjet e tjera , jane thjeshte vazhdim i lojes per te mbajtur PD te percare dhe Ramen ne pushtet! Ne se L.B vazhdon kete loje, te gjithe ata demokrate qe duan vertete PD , thjeshte duhet ta braktisin e te bashkohen me shumicen e padiskutueshme qe Bashen e ka shkarkuar qe ne dhjetor 2021″, shkruan Paloka.