Manchester City është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Bayer Leverkuse, Leon Bailey, raportojnë mediat angleze.
Leroy Sane do të largohet nga City në fund të sezonit dhe Guardiola ka piketuar Baileyn si pasuesin ideal.
Guardiola e pëlqen shumë Baileyn për shkak se ai është një futbollist i cili mund të luajë në shumë pozicione.
City është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për 22-vjeçarin, shifër kjo e mjaftueshme që Leverkusen ta lërë të lirë.