Sarri përgatit përballjen me Lazion

0
Gjigandi

Vetëm dy pikë të marra në tre javët e fundit kanë trazuar disi ambientin në klubin e Juventusit, që gjithsesi mbetet e shkëputur në krye, por që duhet të fillojë të mendojë menjëherë për përballjen e radhës, pasi kalendari i ka rezervuar sfidën me Lazion.

Takimi në “Allianz Stadium” është planifikuar të luhet ditën e hënë në mbrëmje, ndërsa trajneri Maurizio Sarri do të ketë kohën e nevojshme në dispozicion për të rikuperuar energjitë e disa futbollistëve të tij, por edhe për të shpresuar në rikuperimin e disa të dëmtuarve.

Kështu në mbrojtje mbetet për t’u verifikuar gjendja e dyshes Bonucci- Chiellini, me të parin që mungoi mbrëmë në transfertën ndaj Sassuolos dhe kapitenin që ishte në fushë, por që ka ndjerë sërish shqetësime muskulore.

Edhe mesfushori uruguaian Rodrigo Bentancour ka shfaqur probleme fizike dhe me shumë gjasë nuk do të vihet në dispozicion të Sarrit për përballjen me Lazion, ashtu siç është e konfirmuar tashmë mungesa e Federico Bernardeschit, që është i pezulluar.

Sfida ndaj Lazios është mjaft e rëndësishme për bardhezinjtë, pasi një tjetër rezultat negativ do të rihapte sërish garën për titullin kampion dhe do të bënte më interesante 4 javët e fundit të kampionatit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu