Presidenti rus, Vladimir Putin, i premtoi kampionit të UFC, Khabib Nurmagomedov se do të bëj gjithçka që babai i tij të mbijetojë, pasi ai është në gjendje kome, për shkak të virusit të koronës.
Ndryshe, në familjen e kampionit të UFC-së janë infektuar më shumë se 20 njerëz, përfshirë edhe babanë e tij, i cili është në rrezik për jetën, kështu që ai aktualisht gjendet në një spital në Moskë, ku ata po përpiqen ta shpëtojnë atë.
“Mund të konfirmoj se babai i Khabibit, Abdulmanap Nurmagomedov, ishte vënë në gjendje kome të induktuar. Ditët e fundit, Habib ka qenë në kontakt me Vladimir Putin, i cili premtoi se babai i tij do të ketë trajtimin më të mirë të mundshëm në spital dhe se mjekët do të bënin gjithçka që është e mundur nga ana e tyre”, tha agjenti i luftëtarit Ali Abdel-Azis.
Habib e ka falënderuar presidentin e Rusisë për mbështejten dhe u dërgoi një mesazh të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse në atë mënyrë nuk do ta përhapin virusin.
Në Rusi, mbi 300,000 njerëz janë infektuar me virusin e koronës, dhe pothuajse deri tani 3,000 njerëz kanë humbur jetën.