Serbia e ka më së të qartë, se viti 2021 shumë shpejt do të vijë dhe do të pretendojnë që mos t’i zërë asgjë në befasi!
Në vitin e ardhshëm në Beograd do të zhvillohet Kampionati Botëror i boksit, ku pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Kosova, këtë e tha edhe zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli. Federata e Boksit e Serbisë tani për tani po hesht si dhelpra dinake, por siç e tha një burim brenda Federatës së Boksit të Kosovës, serbët po bëjnë planet e tyre!
Ajo çka është më e turpshme, se Serbia ka planin tinëzar, që do të orvatet në çdo formë që mos t’i lejojë boksierët tanë me fanella ku shkruan në shpinë Kosova, as me tuta sportive dhe as të valëvitet Flamuri i Kosovës në sallë e as të intonohet himni.
E dyta, AIBA ende nuk i ka mbajtur zgjedhjet e reja dhe që u dashtë të mbahen në muajin mars, siç tha një zyrtar i FBOXK-së, kështu që nuk dihet se cili do të jetë president i ri.
Megjithatë, FBOXK-ja është e bindur se atje do të garojnë me Flamur, himn të Kosovë dhe nuk ka kush që i ndalon, sepse janë shtet dhe besojnë në kredibilitetin e AIBA-s.
Flitet e përflitet jozyrtarisht, se serbët do të orvaten që Kosova të paraqitet me fanella të AIBA-së dhe jo si Kosovë, kjo do të jetë e papranueshme dhe nuk do ta lejojë në asnjë formë Federata e Boksit e Kosovës. Se Kosova u pengua nga Qeveria e Beogradit, e kemi rastin e viti 2018, kur nuk u lejua Kosova për të rejat në hendboll të luajë në një sallë afër Beogradit dhe nuk u lejua kombëtarja e Kosovës në karate që të shkoi në Novi Sad kur u mbajt kampionati Evropian.
Të gjithë shpresojnë se AIBA do të marr masa me kohë, nuk do të lejojë budallaqet të serbëve ose duhet ta tërheq garën nga Beogradi për ta dërgua diku tjetër!