Kush janë shqiptarët e Ukrainës dhe si mbijetuan duke ruajtur traditat për shekuj me radhë

0
Kush janë shqiptarët e Ukrainës dhe si mbijetuan duke ruajtur traditat për shekuj me radhë
Gjigandi

Sot atje është Iuftë, por në Ukrainë jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Edhe ata i janē pērgjigjur thirrjes së Presidentit Zelensky pēr mobilizom kundër Rusisë.

Ata kanë jetuar në këto territore që nga fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19.
Shqiptarët kishin migruar fillimisht në Bullgari, e pastaj së bashku me gagauzët dhe bullgarët, duke u përpjekur t’i shpëtonin shtypjes së Perandorisë Osmane që mbizotëronte në Ballkan, erdhën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, ku u vendosën: pjesërisht në Odesa, kryesisht në zonat rurale.

Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: mes tyre bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, shkruan ukrainer.net.
E veçanta e gjithë këtyre është se jetojnë dhe festojnë së bashku.
Shqiptarët e Ukrainës pavarësisht faktit se jetojnë larg vendlindjes, ata asnjëherë nuk harrojnë origjinën e tyre.
Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Fakt interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët lokalë festojnë Shën Gjergjin.

Prandaj, që të dy popujt, shqiptarët dhe gagauzët përgatisin kurban dhe pastaj të gjithë fqinjët mblidhen së bashku dhe festojnë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu