Kush është shqiptari që ndihmonte “bossin” e Cosa Nostra? Vij nga familje e fuqishme

0
Kush është shqiptari që ndihmonte “bossin” e Cosa Nostra? Vij nga familje e fuqishme
Gjigandi

Nga përgjimet zbulohet se “Doktori” flet me shtetasin shqiptar Bersni Besart Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij.

Detaje të tjera kanë dalë në dritë pas arrestimit të bossit të “Cosa Nostra”, Giuseppe Guttadauro dhe djalit të tij Mario Carlo Guttadauro.

Të dy akuzohen për lidhjet me mafian e Palermos dhe trafikim të kokainës nga Amerika Latine. Sipas mediave italiane, në tregtinë e drogës ai ndihmohej edhe nga një shqiptar emri i të cilit ka dalë së fundmi nga përgjimet e antimafias italiane. Bëhet fjalë për Bersni Besart Memetaj.

Antimafia italiane ka regjistruar bisedat e vitit 2018 ku dëgjohet se si Guttadauro shpjegon planin e tij për të trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut. Nga përgjimet zbulohet se “Doktori” flet me shtetasin shqiptar Bersni Besart Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve del shqiptari Mehmetaj i cili mburret se i përket një familjeje të fuqishme të krimit të organizuar. Por nuk e përmend kurrë se për kë bëhet fjalë. Po ashtu në përgjime, shqiptari shprehej se ishte në gjendje të trafikonte ngarkesa prej dhjetëra kilogramësh drogë në të njëjtën kohë dhe mund t’i shiste ato në një ditë të vetme, duke fituar 300 mijë euro.

RonaTyra

Guttadauro ishte rikthyer tek mafia e Palermos ku së bashku me klanet Bagheria dhe Roccella po krijonte një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe shqiptari Mehmetaj ishte ai që do të bënte transportin dhe furnizimin me drogë. Por plani u zbulua edhe nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Francesco Collettim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu