Jep doreheqjen kryetarja e gjykates se Durresit, u akuzua per 30 qershorin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetarja e Gjykates se Durresit, Joana Qeleshi ka dhene doreheqjen nga detyra. Mesohet se largimi i Qeleshit me doreheqje ka ndodhur per shkak te vendimit te saj per te punuar si drejtoreshe juridike ne je spital privat ne vend. Emri i Joana Qeleshit u lakua gjate ne media pas mandatimit nga gjykata kryetares se re te bashkise se Durresit, Valbona Sakos. Me heret Gjykata e Durrësit kishte vendosur mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos. Ne kohen kur Ministria e Drejtesise drejtohej nga Ylli Manjani, per gjyqtaren Joana Qeleshi, nga ministri u kerkua hetim i thelle dhe madje edhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit, qe u largua me barrele nga vendi yne, do ngrinte resortin. Vete gjyqtarja atehere reagoi per mediat, duke thene se “Ka folur përmes vendimit”. Manjani pretendoi se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit” Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë. Nga ana tjeter KLD e ka rrezuar kerkesen e ministrise se drejtesise per dhenien e mases disiplinore ndaj gjyqtares Qeleshi. Nga ana tjeter mesohet se gjykata e Durresit tashme do te drejtohet nga nje kryetar i zgjedhur ne menyre te perkohshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu