Kush është Isaiah Lee, personi që dyshohet se e rrahu komedianin Dave Chappelle?

0
Kush është Isaiah Lee, personi që dyshohet se e rrahu komedianin Dave Chappelle?
Gjigandi

Departamenti i Policisë së Los Angelesit arrestoi një të dyshuar dhe e akuzoi atë për sulmin ndaj komedianit Dave Chappelle.

I dyshuari i supozuar, i identifikuar nga LAPD si Isaiah Lee, thuhet se e suloi Chappelle gjatë Hollywood Bowl.

Dave ishte në skenë për të performuar “Netflix is a Joke”.

Foto: Pierre Suu/Getty Images

RonaTyra

Pra, kush është 23-vjeçari i dyshuar?

Policia nuk pranoi të komentojë për

Fox News Digital

kur u pyet për historinë kriminale të Lee. Një kërkim në dosjen e gjykatës në Kaliforni nuk dha asnjë rezultat për dikë me emrin e Lee, muajin dhe vitin e lindjes.

Të dhënat e burgut e përshkruajnë Lee si një mashkull me ngjyrë, flokë të zinj dhe sy kafe.

Ndërkohë, sipas

New York Post

, Isaiah është një reper.

Foto: BACKGRID

Sulmi ndaj Chappelle, që supozohet se është bërë nga Lee, ndodhi në fund të shfaqjes së tij.

Komediani falënderoi Busta Rhymes dhe Jamie Foxx për ndihmën e tyre pas sulmit.

Rojet e sigurisë ndoqën dhe mposhtën sulmuesin dhe Chappelle ishte në gjendje të vazhdonte performancën e tij.

Foto: Shannon Finney

Chris Rock ishte gjithashtu i pranishëm në sallë dhe bëri shaka duke thënë nëse sulmuesi ishte Will Smith.

Kjo pasi ky i fundit një muaj më parë goditi Rockun me shuplakën meqë u tall me kokën e rruar të gruas së tij, Jada Pinkett Smith.

/abc24.al/

An arrest has been made in an incident where a comedian was attacked while on stage at the Hollywood Bowl. Isaiah Lee was charged with Assault with a Deadly Weapon and bail is set at $30,000.

More info:https://t.co/KW4KNDBefY pic.twitter.com/ldcnvf0H8q

– LAPD HQ (@LAPDHQ) May 4, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu