Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë pasditen e kësaj të marte dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të PD-së. Përmes një deklarate për media nga selia blu, Basha theksoi se këtë vendim e ndërmerr për t’i hapur rrugë një procesi zgjedhur, pasi sipas tij demokratët janë të lodhur nga përçarja.
Por kush e merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Sipas nenit 46 të statutit të partisë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.
Duke qenë se në rastin konkret të gjithë nënkryetarët e partive dhanë dorëheqjen, drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kreut të ri e merr Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Foto