Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Java në Dritare’ ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.
E pyetur se kush do ta marrë PD, ajo u shpreh se PD është e vetvetes, por përgëzoi Alibeajn për qëndrimin ndaj dhunës fizike që Sali Berisha ushtroi, veprim për të cilin avokatja nuk ishte aspak e habitur.
“PD është e vetes së vetë. Alibeaj deri tani, pavarësisht nga intrigat dhe presioni, ka mbajtur një qëndrim dinjitoz. Ne e dimë çfarë agresiviteti e karakterizon Berishën. E pamë dhe dje në Parlament. Berisha nuk heq dorë nga dhuna fizike edhe pse është në moshë të thyer.
Jam e bindur që Berisha do i shkojë deri në fund të bërit kamikaz ata njerëz që i shkojnë nga mbrapa. Vetëm largimi i Berishës e sjell PD në rrugë të drejtë. Jo vetëm Berisha si person, por berishizimi si teori”,
u shpreh Gjikondi.