Shkëndija e Tetovës është një klub me histori të lavdishme. Kjo është një fotografi interesante dhe mjaftë atraktive e KF Shkëndija në njërën nga ndeshjet e Ligës së Dytë të Maqedonisë, të mesviteve të 90-ta, pak para inkuadrimit në elitën e futbollit vendor.
Në radhët e saj ka pasur staf teknik dhe futbollistë të spikatur. Emra që nuk harrohen. Trajner i kuqezinjve ishte trajneri i mirënjohur Hysni Maxhuni nga Kosova.
Në këmbë nga e majta: Hysni Maxhuni (trajner), Samet Zendeli, Nebi Mustafi, Nadi Fetai, Agron Pacolli, Selajdin Jerliu, Sheismail Munishi, Vehap Imeri, Jeton Nesimi, Zeni Arifi, Muzafer Idrizi (ekonom).
Nga e majta, ulur: Nevzat Seferi (fotograf), Rexhep Qamili, Qatip Osmani, Zeqir Zeqiri, Halim Hodai, Afet Jashari, Ibraim Luma, Ibraim Osmani, Klodian Papa, Kujtim Vela (trajner i portierëve)./reshat ibrahimi/.