Kumbulla, ka për të ecur shumë

0
Gjigandi

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është kthyer në njërin prej lojtarëve të rinj më të vlerësuar jo vetëm nga kundërshtarët, por dhe nga shokët e skuadrës.

Së fundmi, mbrojtësi tjetër i Romës Alan Empërër lavdëroi futbollistn 20-vjeçar për paraqitjet e jashtëzakonshme që ka realizuar këtë sezon me ekipin verdheblu në Serinë A.  Braziliani shprehet se është befasuar nga shpërthimi i Kumbullës këtë sezon dhe është i bindur se ai do të shkojë larg në karrierë.

” Lojtari që e ka befasuar më shumë – Nëse flasim për befasira, unë them se njëri është Marash Kumbulla. Ishte e qarë që ne kishim kualitete në skuadër, por vitin e kaluar, ai ka kaluar disa dëmtime. Këtë vit, është në majë. Është serioz, profesionist, djalë korrekt dhe shumë miqësor. Është e sigurtë që do të eci”, u shpreh Empërër.

Kumbulla është njëri prej lojtarëve të rinj më të kërkuar në merkaton europiane të futbollit: Inter, Lacio, Çelsi, Arsenal, Borusia Dortmundi, e shumë klube të tjera kanë ndjekur intensivisht paraqitjet e shqiptar në kampionatin italian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu