Kuka: Është e pahijshme për një institucion si KOK-u të sillet në mënyrë autoritare

0
Kuka: Është e pahijshme për një institucion si KOK-u të sillet në mënyrë autoritare
Gjigandi

Asambleja e punës së Komitetit Olimpik të Kosovës, nuk kaloi pa probleme mbrëmë, shkak i pakënaqësive të më shumë se 24 delegatëve, të cilët lëshuan kuvendin!

Kjo ndodhi për shkak të disa pakënaqësive, të cilat më së miri i tregon kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka! Përveç Agron Kukajt dhe një pjesë e delegatëve, kuvendin e braktisi edhe krenaria e sportit të Kosovës dhe kombit shqiptar, kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi.

Agron, cilat ishin arsyet që mbrëmë më më shumë se 24 veta, së bashku me Majlinda Kelmendi, lëshuat Kuvendin?

“Sa i përket kuvendit të rregullt të KOK-ut mbajtur mbrëmë, që nga fillimi i mbajtjes së tij kemi hasur në polemika sa i përket parregullsive në sfera të ndryshme dhe pas vërejtjeve legjitime të disa delegatëve prapë udhëheqësit e KOK-ut donin ta shtynin agjendën e tyre pa u argumentuar kërkesat e delegatëve.

Lëshimi i kuvendit ka ardhur spontanisht, pasi që udhëheqësit e KOK-ut vazhduan ta shtynin agjendën e tyre dhe shkuan deri aty sa edhe mohuan dhënien e fjalës.

RonaTyra

Është e pahijshme për një institucion të tillë si KOK të sillet në asi mënyrë autoritare duke e marrë parasysh që sporti duhet të jetë shembull i tolerancës dhe mirësjelljes.

Arroganca duhet të zhduket nga institucionet sportive në vendin tonë dhe në pah të vinë vlerat që promovon sporti dhe sportistët”

, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pse arrogancë, a keni kërkuar votëbesimin?

“Jo, ne si Federatë s’kemi kërkuar votëbesim por kanë kërkuar 3 federata tjera që të futet në rend dite, por kuvendi ka degjeneruar para se të shkohet te kjo pikë”,

përgjigjet Kuka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu