Kujtuan se foshnja vdiq/ Familjarët hyjnë në sallë dhe sulmojnë mjekun – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin rajonal të Gjilanit në Kosovë, ku mjekë është dhunuar, ndërsa ishte në sallën e lindjes dhe po asistonte një paciente për të sjellë në jetë një foshnje.
Familja e gruas që po e kryente lindjen e ka sulmuar gjinekologun gjilanas Vaxhid Thaqin. Por, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një informate të rreme që e kishin marrë familjarët e gruas, që po qëndronin jashtë sallës së gjinekologjisë së Gjilanit.

Ata menduan se foshnja iu vdiq dhe në atë mënyrë hynë në sallë të revoltuar në kohën kur po kryhej lindja. Sulmuan mjekun Thaqi si dhe i thyen disa dritare të sallës së lindjes. Por, lajmi që familjarët e kishin marrë për vdekjen e foshnjës, nuk kishte qenë i saktë.
Lajmin për gjithë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.
Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjës është stabile dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pas një keqkuptimi.
“Ka ndodhur një keqkuptim. Familjarët gabimisht nga dikush ishin njoftuar se u kishte vdekur foshnja derisa nëna po qëndronte në sallën e lindjes. Është sulmuar një mjek. Mirëpo gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile”, i tha Expressit drejtori i spitalit.
E me rastin tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës. Këta të fundit nga rajoni i Gjilanit deklaruan se kanë qenë në vendin e ngjarjes.
“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, gjatë orëve të para të pasdites së sotme ka marrë informacionin për një incident në repartin e gjinekologjisë në spitalin rajonal të Gjilant. Aty sipas informacioneve të para disa familjar kishin pasur mosmarrëveshje me njërin nga mjekët. Polica po i vazhdon hetimet dhe tani gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Epxress, zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani./GazetaExpress

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu