Kujtim Gjuzi kunder Linda Reit: Zoti krijoi mashkullin dhe femren, kurse ti… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është përfshirë në debat me Linda Rein. Në studion e emisionit “360 gradë”, Gjuzi e quan skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër, ndërsa ajo e ironizon duke i thënë se të kishte fëmijë si ai, do ishte dëm i madh. Pjesë nga debati: Artur Zheji: Po të bëje një zgjedhje për tu pranuar nga të tjerët, si do bëheshe? Linda Rei: Si ai xhaxhi. Kujtim Gjuzi: Xhaxhi i bën nja 50 pompa në tokë fizike, por me ty nuk ka asnjë lloj shansi sepse ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze. Artur Zheji: Pse qenka skandaloze? Kujtim Gjuzi: Këtu duhet parë në të gjithë analizën, duhet ta shohin antropologët se çfarë ke bërë ti. Linda Rei: E di atë shprehjen kur fut një elefant në një dyqan kristali? Artur Zheji: I thyen të gjitha ajo. Dhe ky i thyen të gjitha qelqet. Linda Rei: Të gjitha. Një duartrokitje. Ke të drejtë. Bravo. Artur Zheji: E bëre nervoze Lindën që në fillim. Kujtim Gjuzi: Është mashkull, prandaj është i dhunshëm. Është mashkull në brendinë e saj. Artur Zheji: Ti vërtetë je kryetar i Partisë Konservatore. Që nga përkufizimi, të jesh konservator do të thotë të ruash. Çfarë ruan ti? Linda foli për revolucionin, për zhvillimin. Ti je anti zhvillim? Kujtim Gjuzi: Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu? Artur Zheji: Linda është vetvetja. Kujtim Gjuzi: Vetvetja? Ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Dhe ka bërë dëmin më të madh. Linda Rei: Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua. Kujtim Gjuzi: Unë i kam katër, por ti nuk ke shans të bësh asgjë. Linda Rei: Po, por si dua.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu