‘Kujdes, ne nuk i harrojmë tradhtarët’; Donnarumma për pak kacafytet me tifozin e Milanit

0
‘Kujdes, ne nuk i harrojmë tradhtarët’; Donnarumma për pak kacafytet me tifozin e Milanit
Gjigandi

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, u keqtrajtua dhe u ofendua nga një tifoz i Milanit pas ndeshjes së së shtunës në Ligën e Kombeve kundër Anglisë, në Molineux.

Sipas medias italiane “Corriere della Sera”, portieri i Paris Saint-Germain u ofendua disa herë nga tifozi teksa u largua nga stadiumi pas barazimit pa gola.

Donnarumma më pas u kthye për t’i treguar vendin individit në fjalë, madje duke ecur drejt tij, pasi ishte mes një grupi tifozësh që po kërkonin autografe të lojtarëve, ndërsa po shkonin drejt autobusit të ekipit.

Donnarumma fillimisht i ka injoruar ofendimet, por ishte dukshëm i irrituar pasi ato vazhduan, duke rezultuar në një debat të shkurtër. Reagimi i Gigio bëri që tifozi të ndalonte. Pas incidentit, një anëtar i stafit të kombëtares italiane ka përqafuar portierin, i cili e ka cilësuar të gjithë episodin si marrëzi.

Portieri i dha fund lidhjes së tij me Milanin verën e kaluar, kur nuk ra dakord për një kontratë të re me kuqezinjtë. Më pas u largua nga “Djalli” për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

RonaTyra

Donnarumma ishte heroi për kombin e tij një vit më parë, pasi priti dy penallti në finalen e “Euro 2020” kundër Anglisë për të siguruar titullin për axurrët, por nuk ka asnjë shërim të marrëdhënieve me pjesë të mëdha të tifozëve të Milanit.

Në vijim të “Euro 2020”, ultrasit e gjigantëve milanezë zbuluan dy pankarta të veçanta të drejtuara drejt portierit, me mesazhin: “Kujdes, ne nuk i harrojmë tradhtarët!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu