Kthehet ne shtepi dhe gjen nje send te çuditshem ngulur ne mur – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Administrata Federale e Aviacionit po heton një incident në Kentucky, ku një objekt misterioz ra nga një aeroplan dhe u rrëzua në rulotin e një njeriu.
Tommy Woosley tha që ai erdhi në shtëpinë e tij në Burgin, Kentucky, të shtunën dhe zbuloi se muri i jashtëm ishte dëmtuar.
Duke ecur brenda shtëpisë së tij, Woosley zbuloi një objekt ‘vendosur në mur’.
“Mendova se ndoshta (dikush) e hodhi atë qëllimisht aty,” shpjegoi Woosley për Courier Journal.
“Pasi shikova me vëmendje shenjat mbi sendin dhe këndin nga vinte, më hutoi.” Ëoosley e përshkroi objektin si “shumë të rëndë për madhësinë”.
Ai nuk i njoftoi autoritetet menjëherë por e bëri këtë gjë të hënën pasi e kishte të pamundur të përdorte tualetin pas dëmtimit.
Mendohet se objekti ka rënë nga një aeroplan në kalim mbi rulot. Por ende nuk përcaktohet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
The post Kthehet ne shtepi dhe gjen nje send te çuditshem ngulur ne mur appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu