Kryetar i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Halil Mahalla, tha se gazeta ‘Bota sot’, është gazeta më e guximshme shqiptare.
Mahalla e uron 25 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe edhe shumë e shumë vite tjera të suksesshme.
“Urime 25 vjetorin e ‘Bota sot’, gazeta më e guximshme shqiptare dhe korrekte. Iu jemi mirënjohës për kontributin dhe juve Kemajl Goca respekt e suksese.
‘Bota sot’, faleminderit për të gjitha”, uron me përzemërsi Mahalla.
Familja Mahalla janë shumë e njohur qoftë në aspektin sportiv e qoftë kombëtar.
Familje sportistësh, 7 vëllezër, shtatë karatistë, nga vëllai i madh dhe i mirënjohuri Fahriu, pastaj Ganiu, Syla, Rexha, Hakiu, Nebihu e Halili, pa harruar edhe djalin e Fahriut, ish kampionin evropian Fehmi Mahalla..