Kryeministri Conte: Kjo është data kur nxënësit do të kthehen në shkollë

0
Gjigandi

Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës i Avokatit të Popullit (MKPT), nga janari deri në mars 2020 ka realizuar rreth 38 vizita në institucionet e privimit të lirisë, qendra të azilit dhe institucione psikiatrike.

Sipas Avokatit, nga 15 marsi 2020, kur Qeveria e Republikës së Kosovës shpalli emergjencë për shëndetin publik për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID -19, MKPT i ka pezulluar përkohësisht vizitat në burgje dhe në qendra të paraburgimit, bazuar në parimin e “mos shkaktimit të dëmit më të madh” të rekomanduar nga Komiteti Evropian për Parandalim të Torturës dhe Nën-komiteti i OKB-së për Parandalim të Torturës.
“Megjithatë, monitorimi i respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria ka vazhduar intensivisht përmes kontakteve me autoritetet dhe duke pranuar ankesa nga të burgosurit përmes telefonit dhe përmes mundësive të tjera të komunikimit. MKPT ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK) dhe se ishin të informuar me Planin dhe Urdhrin Operativ të ShKK-së, Planin Operacional të Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve, masat parandaluese të cilat janë në përputhje me Rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pandemia e sëmundjes koronavirus (COVID-19) ka krijuar sfida të jashtëzakonshme për autoritetet e të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. MKPT është në kontakt të vazhdueshëm me Forumin Evropian të MKPT-ve (European NPM Forum), ku MKPT e shteteve të ndryshme vazhdimisht janë duke shkëmbyer eksperiencat e tyre të reagimit gjatë pandemisë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e përcaktoi datën 26 qershor, çdo vit si Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës. Për shënimin e kësaj date, MKPT e Avokatit të Popullit rikujton institucioneve përgjegjëse nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila thekson se, “askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”. Gjithashtu, MKPT u rikujton edhe Deklaratën e Parimeve për trajtimin e personave të privuar nga liria në kontekstin e pandemisë globale COVID-19, e publikuar nga Komiteti Evropian për Parandalim të Torturës (KPT) më 20 mars 2020, e cila thekson “Duke njohur detyrimet e qarta për të ndërmarrë veprim të vendosur për të luftuar COVID-19, KPT-ja, duhet tua përkujtojë të gjithë akterëve natyrën absolute të ndalimit të torturës dhe trajtimit çnjerëzorë dhe degradues. Masat mbrojtëse asnjëherë nuk duhet të rezultojnë në trajtim çnjerëzorë dhe degradues të personave të privuar nga liria e tyre.” Deri më tani Avokati i Popullit, përmes linjave telefonike në dispozicion për personat e privuar nga liria e tyre, nuk ka marrë asnjë ankesë për trajtim çnjerëzor apo degradues. Të gjitha ankesat e pranuara deri më tani i referohen lirimit të parakohshëm dhe lirimit me kusht”, thuhet në komunikatë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu